Ndërlidhjet

Egjipt: Të krishterët dhe myslimanët i dogjën shtëpitë


Myslimanët dhe të krishterët, në pjesën jugore të Egjiptit, i kanë ndezur shtëpitë e njëri-tjetrit, tri ditë pasi personat e armatosur i patën vrarë 6 koptë të krishterë.

Agjencia Reuters raporton se tetë shtëpive ose dyqaneve, katër të myslimanëve dhe katër të të krishterëve, u ishte vënë zjarri afër qytetit Naga Hamadu.

Koptë e krishterë përbëjnë afro 10% të popullatës shumicë myslimane të Egjiptit.

Raportet ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve ishin të tensionuara prej incidentit me të shtëna të 6 janarit dhe protestave, që kishin shpërthyer të enjten dhe të premten.

Tre myslimanët e arrestuar lidhur me këtë incident sot janë akuzuar për vrasje me paramendim.
XS
SM
MD
LG