Ndërlidhjet

Tadiq: Serbia nuk e mbështet ndarjen e Bosnjës


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë sot se Beogradi nuk do ta destabilizoj Bosnjë Hercegovinën.

“Serbia kurrë nuk do të bëjë asgjë që do ta destabilizonte Bosnjë Hercegovinën, sikur që nuk do ta mbështes ndarjen e Bosnjë Hercegovinës”, tha Tadiq, duke shtuar se në këtë mënyrë Serbia “e mbron integritetin e Bosnjë Hercegovinës, por edhe integritetin e vet në Kosovë”.

Këto komente ai i bëri në Banjallukë, ku mori pjesë në shënimin e përvjetorit të Ditës së Republikës Serbe.
XS
SM
MD
LG