Ndërlidhjet

Shqipëri: Në zonat e vërshuara vazhdoi evakuimi


Në gjithë zonën e përmbytur në rrethin e Shkodrës ka vazhduar evakuimi i banorëve, që kanë mbetur ende pa u larguar nga banesat e përmbytura.

Për evakuimin e tyre janë përdorë varkat me motor dhe lopata të Brigadës së mbështetjes rajonale dhe disa mjete të policisë.

Gjithashtu nga Drejtoria e përgjithshme e rezervave materiale të shtetit janë dërguar në zonat e përmbytura të rrethit të Shkodrës, 10 tonë ndihma ushqimore, të cilat janë depozituar në hapësirat e përcaktuara nga Komisioni i emergjencave i qarkut të Shkodrës.

Në bashkëpunim me organet e qeverisjes vendore, njësitë e Forcave të armatosura me mjetet e tyre, kanë transportuar dhe shpërndarë pranë familjeve në nevojë, 5 tonë ndihma ushqimore.

Përveç shpërndarjes së ndihmave në konviktet dhe vendqëndrimet e evakuimit, ndihmat ushqimore u janë dhënë edhe familjeve, që kanë strehuar të afërmit e larguar nga vërshimet.
XS
SM
MD
LG