Ndërlidhjet

Izrael: Nuk ka presion financiar nga SHBA-të



Izraeli ka hedhur poshtë informacionet se Shtetet e Bashkuara po ushtrojnë presion financiar në përpjekje për të çuar përpara bisedimet paqësore.

Gjatë javës që po lëmë pas, Xhorxh Miçëll, i dërguari i presidentit Obama në Lindjen e Mesme, tha se ligji amerikan e lejon Uashingtonin që “të bllokojë mbështetjen financiare për Izraelin”.

Në përgjigjje të deklaratës së Miçëllit, zyra e kryeministrit Netanjahu tha se “çdokush e di se Autoriteti Palestinez po refuzon rifillimin e bisedimeve, derisa Izraeli ka marrë hapa të rëndësishëm për të filuar procesin”.

Në vitin 1991, presidenti Bush përkohësisht pezulloi miratimin e mbështetjes financiare nga Kongresi, në përpjekje për të detyruar Izraelin të merrte pjesë në një konferencë ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG