Ndërlidhjet

logo-print

Jemeni i gatshëm për dialog me Al Kaidën



Presidenti i Jemenit tha se është i hapur ndaj dialogut me anëtarët e Al Kaidës nëse ata heqin dorë nga armët dhe nga dhuna.

“Ne jemi të gatshëm të kuptohemi me këdo që heq dorë nga dhuna dhe terrorizmi”, përfshirë Al Kaidën, tha presidenti jemenit për një televizion arab.

Saleh theksoi se forcat e vendit të tij do të ndjekin sa më shumë militantë që është e mundur në mesin e atyre që nuk kanë hequr dorë nga dhuna.

Burimet nga Jemeni njoftojnë se dhjetëra luftëtarë të Al Kaidës nga Afganistani i janë bashkuar rrjetit xhihadist në jug të Jemenit.
XS
SM
MD
LG