Ndërlidhjet

PE voton eurokomisionerët



Parlamenti Evropian fillon të hënën shqyrtimin e kandidaturave për postet kryesore në degën ekzekutive të Bashkimit Evropian.

Parlamenti nuk mund të refuzojë një komisioner të caktuar, por më 26 janar mund të votojë kundër të gjithë listës së komisionerëve. Një e treta e komisionerëve janë gra.

Në mesin e eurokomisionerëve kryesorë janë Kethrin Eshton, britanikja që do drejtojë diplomacinë, Mishel Barner, i ngarkuar me tregun e brendshëm, Oli Ren do të jetë në krye çështjeve ekonomike dhe politikave monetare, derisa spanjolli Joakin Almunia do të mbulojë konkurrencën dhe do të jetë njëherësh zvpresident.
XS
SM
MD
LG