Ndërlidhjet

Kroaci: Ivo Josipoviq u zgjodh president i ri


Kandidati i Partisë Socialdemokrate opozitare, Ivo Josipoviq, ka arritur fitore bindëse në zgjedhjet presidenciale të Kroacisë.

Komisioni zgjedhort shpalli se zoti Josipoviq, ka fituar 60.3% të votave në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që u mbajtën dje.

Rivali i tij, Millan Bendiq, kryetar i qytetit të Zagrebit, që garoi si i pavarur, fitoi 39.7% të votave.

Duke folur parambështetësve, Ivo Josipoviq, pos tjerash, theksoi:

- Fuqishëm besoj se të gjithë ne dëshriojmë të jetojmë në një vend ku puna paguhet dhe krimi dënohet, në një vend të drejtësisë sociale”, tha Josipoviq, i cili është profesor i drejtësisë.
XS
SM
MD
LG