Ndërlidhjet

K. Veriore: Thirrje për biseda paqësore me SHBA-të


Koreja Veriore ka bërë thirrje për biseda paqësore me Shtetet e Bashkuara dhe për përfundimin e sanksioneve, si kusht për vazhdimin e bisedimeve ndërkombëtare lidhur me tërheqjen e këtij vendi nga posedimi i armatimit atomik.

Ministria e jashtme e këtij vendi, nëpërmjet të një kumtese, tha se ndërtimi i besimit ndërmjet Koresë Veriore dhe Shteteve të Bashkuara, “është esencial për arritjen e marrëveshjes paqësore”, me të cilën do të zëvendësohej traktati i armëpushimnit, me të cilin u mbyll lufta koreane në vitet 1950 – 1953.

Shtetet e Bashkuara thonë se mund t’i fillojnë bisedimet për marrëveshje paqësore, pasi Pheniani të tërhiqet nga programi i tij bërthamor.
XS
SM
MD
LG