Ndërlidhjet

Moti i ftohtë e ka përfshirë Evropën


Në gjithë Gjermaninë ka rënë borë dhe temperautrat janë shumë të ulëta. Në Lajpcig shtresa e borës ishte 29, ndërsa në Berlin 27 centimetra. Në veriperëndijm të këtij vendi, në Hamburg, kanë rënë 12 centimetra borë.

Nga të ftohtit dhe bora është goditur edhe trafiku ajror. Në aeroportin e Frankfurtit, gjatë ditës së djeshme, janë anuluar më se 100 fluturime.

Bora e ka mbuluar edhe Britaninë dhe kjo ka shkaktuar pengesa në trafikun ajror dhe hekurudhor. Sipas mediave britanike, së paku 26 vetë kanë vdekur nga të ftohtit e madh.

Në Francë, afro 3 mijë shtëpi më pjesën juglindore për të dytën ditë me radhë ishin pa rrymë elektrike, ndërsa qarkullimi në disa nga rrugët kryesore ishte shumë i vështirësuar.

Moti i ftohtë dhe me borë ka shkaktuar probleme edhe në Poloni, në Çeki, në Bosnjë dhe në Kroaci.
XS
SM
MD
LG