Ndërlidhjet

Angolë: Arrestohen dy të dyshuar për sulmin ndaj futbollistëve



Policia në Angolë ka arrestuar dy persona të dyshuar për sulmin ndaj kombëtares së Togos.

Radioja kombëtare njoftoi se të dyshuarit janë arrestuar në rajonin Kabinda, në afërsi të vendit ku ndodhi sulmi, në të cilin e humbën jetën ndihmës traineri dhe zëdhënësi i kombëtares, ndërsa nëntë vetë u plagosën, ndër të cilët edhe portieri i ekipit të Togos.
XS
SM
MD
LG