Ndërlidhjet

Serbi: Kërkohet referendum për hyrje në NATO



Një grup prej 200 intelektualësh serbë kanë kërkuar sot nga Kuvendi i Serbisë të shpallë referendum për hyrjen e Serbisë në NATO.

“Kosova e pavarur është vepër e NATO-s, e cila e krijoi këtë shtet fallso, dhe në të cilin për vete e ndau pushtetin suprem e të pakontestueshëm”, sqaroi shkrimtari Matija Beçkoviq, njëri nga autorët e peticionit.

Në mesin e nënshkruesve janë edhe ish kryeministri serb Vojisllav Koshtunica, regjisori Emir Kusturica dhe mitropoliti Amfilohije.
XS
SM
MD
LG