Ndërlidhjet

Eshton: Të nxisim reformat në Ballkanin Perëndimor



Parlamenti Evropian ka filluar seancat dëgjimore me kandidatët për eurokomisioner, të emëruar sipas Traktatit të Lisbonës.

Në fjalën e saj para Parlamentit, Kethrin Eshton, foli për përparësitë e saj në detyrën e eurokomisioneres për politikë të jashtme.

“Të nxisim reformat e mirëfillta politike në Ballkanin Perëndimor dhe të sigurojmë se i gjithë rajoni futet suksesshëm në rrugën e integrimit të mundshëm në Bashkimin Evropian. Kemi marrë hapa pozitive për liberalizimin e vizave me Serbinë, Malin e Zi dhe Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Përveç kësaj na nevojitet një strategji efektive për të tejkaluar ngërçin politik në Bosnjë Hercegovinë.”

Eshton theksoi dhe qasjen e saj ndaj Iranit, Afganistanit dhe konfliktit izrealito-palestinez.
XS
SM
MD
LG