Ndërlidhjet

logo-print

Itali: Debate rreth racizmit në stadiume



Ministri i Brendshëm i Italisë dhe kreu i federatës së futbollit në këtë vend janë përplasur lidhur me qasjen ndaj akteve raciste në stadiume.

Ministri i Brendshëm, Roberto Maroni, kërkon që arbitrat të ndërpresin lojën kur ka sjellje raciste. Federata kërkon që ky vendim të merret nga forcat e sigurisë.

Debati zhvillohet pas incidentit të fundit në ndeshjen mes Kjevos dhe Interit, ku ka pasur fyerje mbi baza racore ndaj Balotelit, sulmuesit të Interit me origjinë ganeze.
XS
SM
MD
LG