Ndërlidhjet

Sarah Pelin bëhet komentatore



Sarah Pelin, kandidatja republikane për zvpresidente e Shteteve të Bashkuara në garën presidenciale të vitit 2008, bëhet komentatore e televizionit Fox News.

Pelin, me bindje të theksuara konservatore, dha dorëheqjen si guvernatore e Alaskës në korrik të vitit 2009. Ajo u bë e njohur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar pasi kandidati presidencial republikan, Xhon MekKein, e zgjodhi për të garuar së bashku në garën drejt Shtëpisë së Bardhë. Dyshja MekKein-Pelin humbi përballë konkurrentëve demokratë Obama-Bajden.
XS
SM
MD
LG