Ndërlidhjet

SHBA refuzon kërkesën e Penjanit



Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë thirrjen e Koresë së Veriut për një marrëveshje paqeje që do t’i jepte fund zyrtarisht luftës në gadishullin korean.

Penjani tha se rikthimi në bisedimet gjashtëpalëshe varet nga përmirësimi i raporteve me SHBA-të e në veçanti me nënshkrimin e paktit. Ky i fundit do të mundësonte heqjen e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara ndaj Koresë së Veriut.

Departamenti i Shtetit tha se nuk do të ketë asnjë pakt pa u kthyer Penjani në bisedimet gjashtëpalëshe.

Bisedimet mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, Kinës, Koresë së Jugut, Japonisë dhe Rusisë fokusohen në mbylljen e programeve bërthamore të Penjanit.
XS
SM
MD
LG