Ndërlidhjet

logo-print

Vdes gruaja që ruajti ditarin e Ana Frankut



Gruaja që ruajti ditarin e Ana Frankut, vajzës hebreje të vrarë nga nazistët, u nda nga jeta në moshën 100 vjeçare.

Geis, që punoi si sekretare për të atin e Ana Frankut, ishte nga jo hebrejët e paktë që e ndihmoi familjen Frank me ushqime në kohën që qëndronin të fshehur në Amsterdam.

Pas bastisjes së apartamentit nga nazistët, Geis mblodhi fletët e shënimeve të Ana Frankut, të cilat u botuan nën titullin “Ditari i Ana Frankut” në vitin 1947.
Ana Frank vdiq në moshën 15 vjeçare nga tifoja në një kamp përqëndrimi.
XS
SM
MD
LG