Ndërlidhjet

Bagdadi nën masa të shtuara sigurie



Forcat irakiane të sigurisë kanë raportuar bllokimin e disa pjesëve të Bagdadit për të parandaluar sulme të mundshme terroriste. Zyrtarët pranojë se po zhvillohen operacione kërkimi në Bagdad, por nuk japin detaje.

Operacionet vijnë në kohën kur Iraku po përgatitet për zgjedhjet parlamentare, të parapara për në muajin mars.

Gjatë muajve të fundit Bagdadi është përballur me sulme të shumta, që kanë shkaktuar një numër të konsiderueshëm viktimash.
XS
SM
MD
LG