Grupet e të drejtave të njeriut kanë protestuar në Uashington në tetë vjetorin e hapjes së burgut të Guantanamos.
Të veshur në uniforma portokalli rreth 40 protestues marshuan para Shtëpisë së Bardhë.
Protesta e tyre fokusohej në premtimin e pambajtur të presidentit Obama për ta mbyllur burgun e Guantanamos në vitin e parë të presidencës së tij.