Ndërlidhjet

Irani akuzon SHBA-të për vrasjen e profesorit



Nga shpërthimi i një bombe në Teheran u vra një profesor i fizikës bërthamore. Nuk dihet nëse Masud Mohamedi, profesori i vrarë kishte lidhje me programet kundërthënëse bërthamore të Iranit. Burimet zyrtare nuk dhanë asnjë detaj mbi incidentin tragjik.

Mediat shtetërore thanë se sulmi ishte vepër e “agjentëve amerikanë dhe cionistë”.

Incidenti vjen në kohën kur Irani po përballet me trazirat më të ashpra që nga revolucioni i vitit 1979. Trazirat filluan pas zgjedhjeve presidenciale të qershorit të kaluar, për të cilat opozita thotë se janë manipuluar nga regjimi.
XS
SM
MD
LG