Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Talibanët i sulmuan ushtarët, të vrarë nga të dy palët


Zyrtarët thonë se një numër i talibanëve në Pakistan kanë sulmuar sot një postbllok ushtarak afër kufirit me Afganistanin.

Zyrtari lokal, Zabit Khan, tha se një ushtar është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur.

Një zyrtar ushtarak i ka konfirmuar viktimat dhe tha se forcat e sigurisë, në shenjë ndëshkimi, kanë vrarë katër sulmues talibanë.

Incidenti ndodhi 40 kilometra në jugperëndim të qytetit Khar, në rajonin Bajaur.

Ushtria e Pakistanit e pat ndërmarrë një operacion madhor kundër kryengritësve në Bajaur në vitin 2008.

Në shkurt të vitit 2009, ata thanë se ky territor ishte pastruar nga kryengritësit.
XS
SM
MD
LG