Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Akuza iraniane për involvim është absurde


Shtetet e Bashkuara i kanë hedhur poshtë akuzat, që janë raportuar në televizionin shtetëror të Iranit, për involvim në sulmin me bombë, nga i cili u vra shkencëtari atomik iranian, Masud Mohamad.

“Çfarëdo akuze për involvimin e Shteteve të Bashkuara është absurde”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner.

Më herët gjatë ditës, transmetuesi shtetëror iranian, IRIB, tha se hetimet e para kanë treguar “shenja” të involvimit nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe “mercenarët” e tyre, në atë që u përshkrua si akt terrorist.

Masud Mohamad profesor i fizikës atomike në Universitetin e Teheranit, u vra sot nga një sulm me bombë jashtë shtëpisë së tij në Teheran.
XS
SM
MD
LG