Ndërlidhjet

Afganistan: Gjshtë të vrarë në përleshjet me policinë


Zyrtarët në Afganistan thonë se gjashtë vetë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në përleshjet e sotme ndërmjet fshatarëve dhe forcave të sigurisë, gjatë një proteste në provincën jugore Helmand në Afganistan.

Raportohet se demonstruesit në Garmsir protestonin kundër dyshimeve për shkatërrim të kopjeve të Kuranit në sulmet aktuale të NATO-s.

Zëdhënësi i aleancës veriatlantike, Niko Melendez, tha se trupat ishin të vetëdijshmne për demonstrata, që ishin bërë pas një ndërhyrjeje në Garmsir, por ai nuk ka dhënë komente lidhur me raportet për të shtëna kundër demonstruesve.

Zëdhënësi Melendez i ka hedhur poshtë akuzat për dëmtimin e kopjeve të Kuranit.
XS
SM
MD
LG