Ndërlidhjet

Bagdad: Arrestime dhe konfiskime të eksplozivit


Forcat e sigurisë së Irakut thonë se i kanë parandaluar sulmet terroriste dhe se kanë arrestuar disa njerëz në Bagdad.

Zyrtari i lartë ushtarak në Bagdad, Kasim al-Musavi, tha se forcat e sigurisë kanë konfiskuar qindra kilogramë të eksplozivit dhe pajisje, gjatë disa bastisjeve të sotme në gjithë qytetin.

Ai tha se 25 terroristë të dyshuar ishin arrestuar gjatë këtyre ndërhyrjeve.

Më herët gjatë ditës, pjesë të Bagdadit ishin të bllokuara, derisa forcat e sigurisë zhvillonin kërkime nëpër lagje.

Zyrtarët kanë tërhequr vërejtjen se kryengritësit mund të ndërmarrin më tepër sulme gjatë javëve të ardhshme, në përpjekje për t’i shkatërruar zgjedhjet parlamentare të Irakut, të parapara për muajin mars të këtij viti.
XS
SM
MD
LG