Ndërlidhjet

Prishtinë: Arrestohet një person lidhur me rastin Bllaca


Misioni EULEX-it në Prishtinë, ka njoftuar sot se është arrestuar edhe një person lidhur me rastin Nazim Bllaca, i cili akuzohet për vrasje dhe tortura ndaj personave të caktuar.

Sipas njoftimit, policia nga departamenti i EULEX-it, ka arrestuar personin e quajtur Driton H. i cili dyshohet se ka qenë pjesëmarrës në dy tentime për vrasje.

Arrestimi është kryer sipas urdhërit të gjyqtarit të EULEX-it, si vazhdimësi e të ashtuquajturit “rasti Bllaca”.

Driton H. ngarkohet për pjesëmarrje në dy tentim vrasje, njëra që dyshohet se ka ndodhur në nëntor 1999 në Prishtinë dhe tjetra në qershor të vitit 2000 në Ferizaj.

“Hetimet janë duke vazhduar nga policia e EULEX-it nën mbikëqyrjen e Zyrës së prokurorit special”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të këtij misioni.
XS
SM
MD
LG