Ndërlidhjet

OKB: Në vitin 2009 u vra numër rekord i civilëve afganë


Kombet e Bashkuara thonë se 2412 civilë afganë janë vrarë nga kryengritësit dhe forcat e udhëhequra nga NATO-ja në Afganistan gjatë vitit 2009, që është numri më i lartë i vdekjeve për një vit, prej përmbysjes së regjimit taliban, në fund të vitit 2001.

Misioni i OKB-së në Afganistan tha se ky numër i vdekjeve civile paraqet një rritje prej 18% në krahasim me vitin 2008, ku sipas të dhënave të OKB-së, ishin shënuar 2118 vrasje të civilëve.

Mëtutje, nëpërmjet të një kumtese, Kombet e Bashkuara theksojnë se më se 1630 vrasje gjatë vitit 2009, ishin shkaktuar nga militantët talibanë, që paraqet një rritje prej 40% në krahasim me vitin 2008.

Në njoftim thuhet se në vitin 2009, është shënuar një reduktim prej 28 % i vrasjeve të civilëve nga NATO-ja, krahasuar me vitin 2008.

Në vitin 2009, janë vrarë 596 civilë gjatë aksioneve të forcave ndërkombëtare në Afganistan.
XS
SM
MD
LG