Ndërlidhjet

Google: Do të ndalen kërkimet censuruese në Kinë


Kompania kryesore e internetit, Google, thotë se do t’i ndalë rezultatet e kërkimeve censuruese në Kinë dhe ndoshta mund të tërhiqet tërësisht nga tregu kinez, për shkak të dyshimeve për shkeljeve të imejlave të veprimntarëve kinezë për të drejtat e njeriut.

Kompania ka shpallur se ka hasur në sulme të hakerëve, që e kanë origjinën në Kinë. Qëllim kryesor i tyre ishin depërtimi tek imejlat e aktivistëve për të drejtat e njeriut në Kinë.

Google nuk e akuzuar drejtëpërdrejt qeverinë kineze për involvim në këto sulme, por tha se për shkak të incidentit, kompania “nuk ka gatishmëri për të vazhduar censurimin” e rezultateve në makinën e tij të kërkimit në Kinë.

Gjatë katër viteve të kaluara qeveria e Kinës kishte kërkuar zvogëlimin e rrjedhjes së informacioneve, që konsideroheshin vërejtje për regjimin komunist të këtij vendi.
XS
SM
MD
LG