Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmi vetëvrasës – 7 të vrarë


Policia irakiane tha se nga një sulm vetëvrasës me bombë sot janë vrarë 7 vetë dhe janë plagosur 6 të tjerë, në provincën perëndimore, Anbar.

Sulmuesi e kishte aktivizuar eksplozivin e tij në një kamion afër stacionit të policisë në qytetin Salkavija, në veri të qytetit Falluxha. Në mesin e viktimave ka policë dhe civilë.

Autoritetet kanë shpallur orë policore në qytet.
XS
SM
MD
LG