Ndërlidhjet

Moskë: Diplomatët rusë e amerikanë bisedojnë për Iranin


Zyrtari i lartë i Departamenti amerikan të shtetit, Uiliam Burns, pritet që në Moskë të takohet me zyrtarët rusë për bisedime lidhur me sanksionet e reja potenciale të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit, për programin e tij bërthamor.

Këto bisedime po bëhen para mbledhjes, që pritet të mbahet këtë javë, të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermanisë, për Iranin.

Raportohet se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po presin të diskutohet mundësia e rundit të katërt të sanksioneve të OKB-së, për ta ndëshkuar Irnain për refuzimin e tij që t’i ndalë aktivitetet e pasurimit të uraniumit.

Qeveria e Iranit i hedhë poshtë akuzat se po përpiqet të prodhoj armatim atomik, nën hijen e programit bëthamor civil.
XS
SM
MD
LG