Ndërlidhjet

Larijani: SHBA, Izraeli akuzohen lidhur me vrasjen e shkencëtarit


Kryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Larijani, sot ka përsëritur akuzat iraniane se gjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, kanë dorë në vrasjen e shkencëtarit atomik iranian, Masud Mohamad.

Gjatë fjalimit të tij në Parlament, Ali Larijani, poashtu, ka akuzuar presidentin amerikan, Barak Obama, për promovimin e “terrorizmit” të ndërlidhur me vdekjen e shkencëtarit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e djeshme të fizikantit atomik në Teheran.

Departamenti amerikan i shtetit i ka hedhur poshtë akuzat për involvim duke i cilësuar ato si “absurde”.
XS
SM
MD
LG