Ndërlidhjet

Policia kthen Bogdanoviqin nga Kosova



Policia e Kosovës është duke e kthyer mbrapa në kufi me Serbinë Ministrin për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, meqë ky i fundit nuk ka kërkuar leje nga institucionet vendore për të hyrë dhe për të qëndruar në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ndalimi i tij është bërë në komunën e Shtërpces, derisa po zhvillonte takime me banorët lokalë. Ai fillimisht ka zhvilluar një takim me udhëheqësin e strukturave paralele të Serbisë, Zvonko Mihajloviq.

Vizita e sotme e Bogdanoviqit pason konstituimin e djeshëm të kuvendit komunal në këtë komunë, përbërja e të cilit ka dalë nga zgjedhjet vendore të nëntorit në Kosovë.
XS
SM
MD
LG