Ndërlidhjet

logo-print

Nënsekretari Bërns mbërrin në Moskë



Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështje Politike Uiliam Bërns, mbërriti në Moskë në vizitë dy ditore.

Burns pritet të takohet me zyrtarët rusë që të bisedojë mbi sanksionet tjera të mundshme të OKB-së kundër Iranit për programin e tij bërthamor.

Vizita e tij realizohet para takimit të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, SHBA, Rusisë, Francës, Britanisë dhe Kinës, si dhe Gjermanisë.

Pritet që SHBA dhe aleatët të diskutojnë mundësinë e vendosjes së raundit të katërt të sanksioneve kundër Iranit, për shkak të refuzimit që t’i ndalë aktivitetet e pasurimit të uraniumit.
XS
SM
MD
LG