Ndërlidhjet

logo-print

Klinton: Kina të japë shpjegime për Google



Kompania e internetit, Google, tha se nuk do t’i censurojë më rezultatet e kërkimeve në Kinë, dhe se mund të tërhiqet nga tregu pas dyshimeve për cënim të postës elektronike të veprimtarëve kinezë për të drejtat e njeriut.

Kompania tha se është goditur nga sulme kibernetike që besohet se janë nga Kina.

Drejtori i komunikimeve Bill Ehikson i tha Radios Evropa e Lirë se në shënjestër të sulmit janë edhe më shumë se 20 kompani tjera të mëdha.

“Ajo që zbuluam ishte sulmi kibernetik. Zbuluam se shënjestra ka qenë Google ndërsa hakerët po hynin në adresat e postës elektronike të aktivistëve për të drejtat e njeriut”, tha Ehikson.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se akuzat e Google ngrejnë “shqetësime dhe pyetje shumë serioze” për lirinë e internetit në Kinë, dhe bëri thirrje për shpjegim nga ana e qeverisë kineze.
XS
SM
MD
LG