Ndërlidhjet

Gjeorgji: Stërvitje ushtarake në shkolla



Gjeorgjia tha se do të praktikojë stërvitje ushtarake në shkollat.

Ministri i Mbrojtjes, Baço Ahalaia tha se nxënësit do t’i mësojnë parimet bazë të stërvitjes ushtarake, strukturën e forcave të armatosura, dhe do të kenë mundësinë “të zotërojnë përdorimin e armëve të ndryshme”.

“Siç kemi parë, gjithçka mund të ndodhë, prandaj Gjeorgjia dhe gjeorgjianët duhet të jenë në gjendje të mbrojnë të paktën fshatin, qytetin apo qarkun e tyre”, citoi të martën një faqe interneti presidentin Mikail Saakashvili.
XS
SM
MD
LG