Ndërlidhjet

logo-print

Rusia dhe Turqia diskutojnë për bashkëpunimin energjetik



Në ditën e dytë të vizitës në Rusi, kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan bisedoi sot me presidentin Dimitri Medvedev dhe kryeministrin Vladimir Putin për përmirësimin e bashkëpunimit në fushën e energjisë, të ekonomisë dhe të tjera.

Dy vendet që janë partnerë në gazpërcjellësin Rryma e Kaltërt përmes Detit të Zi, synojnë t’i forcojnë lidhjet e ndërsjella përmes bashkëpunimit në projektet Rryma e Jugut dhe Samsun-Xhejhan.

Pas takimit me Erdoganin, Medvedev e quajti të “rëndësishëm” bashkëpunimin dypalësh.

Projekti i papërfunduar Rryma e Jugut shihet si konkurrent i projektit evropian Nabuko, i cili do të përcjellte gazin Kaspik përmes Turqisë, por duke anashkaluar Rusinë.
XS
SM
MD
LG