Ndërlidhjet

Jemen: Vritet një udhëheqës i Al Kaidës



Një zyrtar i Jemenit tha se forcat e sigurisë kanë vrarë një udhëheqës të Al Kaidës gjatë vërsuljes së mbrëmshme.

Guvernatori i provincës Shabua, Ali Hasan al-Ahmadi tha se Abdullah Mehdar u vra kur forcat e sigurisë ishin vërsulur në shtëpinë ku ai po fshehej.

Autoritete e Jemenit thonë se Mehdar ishte udhëheqës i një celule të Al Kaidës në qarkun Al-Huta në provincën Shabua, 600 km në lindje të kryeqytetit Sana.

Të dielën, guvernatori tha se dhjetra luftëtarë të Al Kaidës, përfshirë sauditë dhe egjiptianë që kishin ikur nga Afganistani, po fshehen në Shabua.
XS
SM
MD
LG