Ndërlidhjet

Pas 10 vitesh u gjet piktura e vjedhur e Klod Mone



Policia e Polonisë tha se e ka gjetur një pikturë të impresionistit francez Klod Mone, e cila ishte vjedhur nga muzeu pothuaj një dekadë më parë.

Zëdhënësi i policisë tha se oficerët e kishin ndaluar dje një person në qytetin jugor Olkuç, pasi te ai ishte gjetur piktura “Plazhi në Purvil”.

Raportohet se njeriu e kishte pranuar vjedhjen.

Piktura ishte vlerësuar në 1 milion dollarë në kohën kur ishte vjedhur nga Muzeu Kombëtar në Poznanj.
XS
SM
MD
LG