Ndërlidhjet

Liberman: Turqia të shfaqë respekt ndaj Izraelit



Ministri i Jashtëm i Izraelit Avigdor Liberman, i cili ndodhet për vizitë në Qipro, sot i bëri thirrje Turqisë që me "respekt dhe dinjitet" të sillet ndaj Izraelit, duke shtuar se vendi i tij nuk dëshiron të ketë konflikt me Ankaranë.

Megjithate, Liberman tha se se Izraeli "nuk do të tolerojë kurrfarë vërejtje antisemitiste apo provokative për hebrenjtë".

Sot Turqia tha se do ta tërheqë të dërguarin e vet nga Izraeli, nëse izraeli nuk kërkon ndjesë për shkak se ambasadori ishte trajtuar në mënyrë jopërkatëse gjatë një takimi diplomatik, lidhur me një program kundërthënës televiziv turk.
XS
SM
MD
LG