Ndërlidhjet

Tajlandë: Tre të vrarë në jug të vendit



Nga të shtënat dhe shpërthimet, janë vrarë tre vetë në rajonin jugor mysliman të Tajlandës.

Policia tha se sulmuesit qëlluan për vdekje dhe i dogjën kufomat e një çifti budist, i cili po ngiste motoçikletën në provincën Patani.

Në të njëjtën provincë, tre anëtarë të një familje budiste përfshirë një vajzë 12 vjeçare, janë plagosur.

Një ditë më parë u sulmua një grup punonjësisht të qeverisë, me ç’rast njëri e humbi jetën.
XS
SM
MD
LG