Ndërlidhjet

logo-print

Turqia mirëpret kërkim faljen nga Izraeli



Kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan tha se Ankaraja e ka marrë faljen, të cilën “e ka dëshiruar dhe e ka pritur” nga Izraeli.

Mbrëmë, Izraeli formalisht i kërkoi falje zyrtare Turqisë për shkak të trajtimit të të dërguarit turk në Tel Aviv, duke shprehur shpresën se kjo do t’i jepte fund mosmarrëveshjes më të fundit ndërmjet dy aleatëve.

Turqia ishte kërcënuar se do ta tërheqë ambasadorin nga Izraeli nëse ky vend nuk kërkon falje për përbuzjen e të dërguarit turk në Izrael.

Mosmarrëveshja nisi të hënën kur zv/ministri i jashtëm izraelit Dany Ajalon, e kishte nënçmuar ambasadorin Oguz Celikol gjatë një takimi ku kishte protestuar për një dramë televizive turke, në të cilën agjentët izraelitë paraqiteshin si brutalë.

Në takimin, ambasadori turk ka qenë i detyruar të ulej më poshtë dhe nuk i ishte dhënë dora.
XS
SM
MD
LG