Ndërlidhjet

AI: Në Çeki vazhdon segregacioni i nxënësve romë



Amnesti International tha se Republika e Çekisë po e sfidon gjykatën evropiane duke vazhduar të vendosë qindra fëmijë të shëndoshë romë në shkollat për nxënësit me të meta mendore.

Në raportin e saj, organizata tha se romët përbëjnë 80 % të nxënësve në shkollat për persona me aftësi të kufizuar mendore.

Në vitin 2007, Gjykat Evropiane për të Drejtat e Njeriut tha se Republika e Çekisë duhet ta ndërpresë këtë praktikë.

Ministria e Arsimit në Pragë tha se do të duhen vite për të zgjidhur problemin.

Romët janë ndër minoritetet më të mëdha dhe më të varfëra në Evropë.
XS
SM
MD
LG