Ndërlidhjet

Rusia do të ratifikojë reformat për gjykatën evropiane



Rusia pritet ta ratifikojë protokollin kryesor, që do t’i hapë rrugën reformave të vonuara të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Kreu i Dumas ruse Boris Grizlov, tha se dhoma e ulët e parlamentit do të votojë nesër për ta miratuar Protokollin 14. Grizlov, lider i partisë në pushtet Rusia e Bashkuar, tha se partia do të votojë njëzërit për dokumentin.

Rusia është i vetmi vend i Këshillit të Evropës, organ mbikqyrës i gjykatës, që nuk e ka ratifikuar protokollin, i cili synon rritjen e efikasitetit të gjykatës me seli në Strasburg.

Zyrtarët rusë shpesh i ka kritikuar vendimet e gjykatës kundër Moskës si politike.
XS
SM
MD
LG