Ndërlidhjet

Gjykata Supreme përmbyll lëndët e trashëguara nga UNMIK-u



Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur që t'i përmbyllë të gjitha lëndët penale të kësaj shkalle të trashëguara nga UNMIK-u.

Disa nga lëndët kanë të bëjnë me vepra penale të kryera dhjetë vite më parë.

Shqyrtimet përfshinin ankesa të shkallës së dytë e të tretë, dhe kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë.

Akuzat në këto lëndë shkonin nga krimet e luftës, deri te veprat penale të larjes së parave, krimit të organizuar dhe veprave terroriste.
XS
SM
MD
LG