Ndërlidhjet

logo-print

EULEX-i nuk i njeh strukturat paralele



“EULEX-i është i vendosur që të ndihmojë në forcimin e institucioneve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit. Institucionet e fuqishme, të drejta dhe shumetnike janë opsioni i vetëm për të gjitha komunitetet. Kjo do të jetë garanci për një drejtësi të drejtë dhe do t’i bëjë të ashtuquajturat struktura paralele jo relevante.” Qëndrimi i shefit të EULEX-it, Iv de Kermabo u bë gjatë vizitës së tij në Ranillug.

“EULEX-i nuk i njeh dhe as nuk i ndihmon të ashtuquajturat struktura paralele në Kosovë”, tha de Kermabo.

Ai shtoi se “vendimi politik i Beogradit për emërimin e gjykatësve për gjykatat serbe në Kosovë kërkon veprim urgjent. EULEX-i është duke punuar në rithemelimin e gjyqësorit funksional në veri të Mitrovicës, ka rihapur gjykatën dhe zhvilluar pesë gjykime aty”.
XS
SM
MD
LG