Ndërlidhjet

Lavrov: Sa më shpejt marrëdhëniet Turqi-Armeni



Sa më shpejt që Turqia dhe Armenia të vendosin marrëdhëniet diplomatike “aq më mirë është për gjithë rajonin”, tha shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.

Raportet mes Turqisë e Armenisë kanë qenë të përkeqësuara si pasojë e vrasjeve të armenëve nga osmanët në Luftën e Parë Botërore. Dy vendet nënshkruan protokollin e normalizimit të marrëdhënieve tetorin e kaluar, protokoll që duhet miratuar nga parlamentet e të dyja vendeve. Turqia ka theksuar se konfirmimi i marrëveshjes do të varet nga përparimi i shënuar mes Armenisë e Azerbaxhianit lidhur me Nagorni Karabakun. Azerbaxhiani është një nga vendet aleate të Turqisë.

Ministri i jashtëm rus ka theksuar se “lidhja artificiale mes këtyre dy çështjeve nuk është korrekte”.
XS
SM
MD
LG