Ndërlidhjet

Përmirësohet gjendja në rrethinat e Shkodrës



Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, së bashku me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, të Komisionit Evropian dhe të Spanjës, vendit që ka kryesinë e BE-së, kanë vizituar zonat e përmbytura. Së pari ata kanë qëndruar në komunën e Ana e Malit, një nga më të goditurat nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës.

Gjendja e përgjithshme në zonat e përmbytura ka filluar të përmirësohet me ndaljen e rreshjeve. Raportohet se niveli i ujit në rrethinat e Shkodrës ka pësuar rënje.

Problematike mbetet gjendja në komunat e Ana e Malit, Bushat dhe Velipojë, të cilat vazhdojnë të jenë të izoluara. Operacionet e furnizimit me ushqime dhe ofrimit të ndihmës mjekësore po vazhdon.
XS
SM
MD
LG