Ndërlidhjet

logo-print

Timoshenko: Ukraina në BE për 5 vite



Kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, premtoi se do ta fuste vendin në Bashkimin Evropian brenda pesë vitesh, nëse fiton zgjedhjet presidenciale të së djelës.

Timoshenko, gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Kjev, tha se do të përmirësonte marrëdhëniet me Rusinë.

Timoshenko garon për presidente përballë presidentit aktual, Viktor Jushçenko dhe ish kryeministrit Viktor Janukoviç. Timoshenko dhe Jushçenko ishin partnerë në revolucionin e portokalltë, por më pas u ndanë.
XS
SM
MD
LG