Ndërlidhjet

Obama: Taksa e re do t’i kthejë fondet taksapaguesve



Presidenti amerikan, Barak Obama, ka propozuar taksën e re të quajtur taksa e përgjegjësisë për krizën financiare. Taksa e re mbi bankat synon të rikuporojë fondet që shteti dha për shpëtimin e institucioneve financiare.

“Taksa do të jetë për 10 vjetë apo për aq kohë sa është e nevojshme për të mbledhur gjithë sasinë e parave që dhanë taksapaguesit amerikanë. Kjo nuk do të jetë një taksë për firmat e vogla financiare apo bankat e bashkësive. Vetëm kompanitë e mëdha, me asete në vlerë mbi 50 milliardë dollarë, do t’i nënshtrohen kësaj takse. Vlera e taksës për çdo kompani do të varet nga madhësia dhe nga sasia e fondeve që ka përfituar nga paketa e ndihmës ekonomike”, tha Obama.
XS
SM
MD
LG