Ndërlidhjet

logo-print

Kjev: Mbyllet fushata presidenciale



Sot përfundon në Ukrainë fushata zgjedhore presidenciale. Anketat e opinionit flasin për një garë të ngushtë mes Julia Timoshenkos dhe Viktor Janukoviçit. Timoshenko dhe Janukoviç kanë premtuar përmirësimin e marrëdhënieve me Moskën.

Në zgjedhjet e së djelës garon dhe presidenti aktual Viktor Jushçenko, por nuk pritet që ai të kalojë në turin e dytë të zgjedhjeve.

Analistët thonë se udhëheqësi i ardhshëm, duhet të përballet me ekonominë e goditur rëndë derisa financat e shtetit janë afër kolapsit.
XS
SM
MD
LG