Ndërlidhjet

Eshton zhvillon vizitën e parë në Uashington



Kethrin Eshton, kandidatja për eurokomisione për politikën e jashtme, do të udhëtojë drejt Uashingtonit për të diskutuar ndihmat humanitare për Haitin.
Lajmin e konfirmoi vetë Eshton, për të cilën ky udhëtim do të jetë i pari në cilësinë e re.

“Kam rënë dakord me Sekretaren e Shtetit Klinton që të udhëtojë në Uashington javën e ardhshme. Do të bisedojmë për shumë gjëra, por Haiti do të zërë vendin kryesor”, tha Eshton për gazetarët.

Gjatë seancave dëgjimore në Parlamentin Evropian, Eshton tha se planifikon të vizitojë Moskën, Pekinin, Nju Delhin, por dhe zona të trazuara si Bosnja dhe Lindja e Mesme.

XS
SM
MD
LG