Ndërlidhjet

Romë: Papa do të vizitojë sinagogën



Papa Benedikti i XVI-të planifikon të vizitojë sinagogën kryesore në Romë. Vizita e planifikuar për të djelën synon të përmirësojë marrëdhëniet mes kishës katolike romane dhe hebrejve.

Vizita vjen pas debateve të nisura në dhjetor rreth lajmit se Vatikani po merrte hapa konkrete drejt lumturimit të Papa Piut të XII. Lumturimi është një hap përpara drejt shenjtërimit. Papa Piu XII kritikohet se nuk ka bërë sa duhet për mbrojtjen e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG